“Vllaznia t’i kthehet Europës se do të rrëzohet”, Ylli Shameti flet për fituesin e titullit: Ndahet në tre ekipe

Superiorja është bërë edhe më e bukur në garën e saj për titull pas zhvillimit të javës që lamë pas. Aktualisht janë katër ekipe që gjenden duke e ndarë së bashku në një farë mënyre vendin që të jep titullin kampion, pasi diferencat mes tyre nuk shkojnë më tepër se dy pikë. Por kush do ta fitojë këtë herë Superioren? Ish-futbollisti i Kukësit dhe aktualisht trajner futbolli, Ylli Shameti, ka zhvilluar një intervistë për “Sport Magazine” që moderohet nga Drilon Xhepollari.

“Mendohej se Partizani do të merrte tre pikëshin ndaj Apolonisë duke parë edhe ndeshjet direkte të rivalëve të tjerë. Por ky kampionat ka treguar se është shumë i vështirë. Apolonia do të lëviz të gjitha gurët dhe është rival i vështirë. Një pikë nuk është keq në një fushë që nuk do të fitojnë të gjithë kundërshtarët.

Tirana ka si objektiv arritjen në Europë, i gjithë qëllimi i këtij klubi tani është që të ngjeshet në renditje dhe të arrijë një vend që të dërgon në Europë. Rinkonfirmimin si kampion e shoh shumë të vështirë. Kush e fiton titullin kampion? Vllaznia duhet të kthehet në objektivin e saj primar, Europën, nuk duhet t’i vendoset shumë presion ekipit se do të rrëshkas edhe më poshtë në renditje. Duke parë organikën dhe në letër mendoj se do të jenë tre ekipe që do të luftojnë për titullin kampion deri në fund: “Teuta, Partizani dhe Laçi”, tha Ylli Shameti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *