Braziliani dëmton Shqipërinë në krenarinë tonë: Trajneri tha të mos bëja kryqin, qeshnin se lutesha

Shqipëria është shquar gjithmonë për tolerancën fetare, për ta mbajtur si një nga vlerat më të çmuara. Megjithatë në Brazil ky virtyt i shqiptarëve ka marrë një goditje të madhe. Mesfushori brazilian, Adalto Silva, ka bërë xhiron e të gjitha mediave braziliane pasi është shprehur se në Shqipëri nuk janë aspak tolerant në pjesën e festë.

“Kur ndeshja jonë do të transmetohej në televizione në të gjithë vendin, ishte trajneri i cili erdhi tek unë dhe gjithmonë thoshte që unë nuk duhet të bëja shenjën e kryqit në fushë ose të festoja një gol duke treguar gishtat e mi lart. Ai tha se ishte më mirë të shmangim këto gjeste për hir të vetvetes, për sigurinë tim.

Ajo që dëgjova më shumë, nga tifozët kundërshtarë, njerëz në rrugë dhe madje edhe nga shokët e ekipit, ishte shprehja ‘i krishteri brazilian’. Kohë pas kohe, ajo shoqërohej nga një mallkim. Në dhomën e zhveshjes, kur u gjunjëzova për të thënë lutjet e mia, shokët e mi vazhdonin të më shikonin, me atë vështrim të çuditshëm. Unë mund të shihja që disa po qeshnin dhe të tjerët thoshin diçka ndërsa unë po lutesha,” tha Silva që kujton gjashtë muajt te Shkumbini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online