Vllaznia-Skënderbeu shtyhet nga kombëtaret

Vllaznia-Skënderbeu nuk do të luhet të mërkurën e 28 marsit, por një ditë më vonë. Ky është vendimi i fundit që ka marrë FSHF-ja, pas kërkesës zyrtare që ka bërë klubi “Skënderbeu”. Federata ka lajmëruar të dy klubet që dje për këtë fakt. Vllaznia-Skënderbeu do të luhet të enjten e 29 marsit, në orën 17:00. Arsyeja e shtyrjes me një ditë të ndeshjes ka të bëjë me kërkesën e korçarëve, për shkak të lojtarëve të grumbulluar me ekipet kombëtare.

Problemi më i madh i korçarëve ka të bëjë me mbrojtësin Fidan Aliti, i cili është grumbulluar me Kosovën dhe sot do të luajë ndeshjen miqësore ndaj Madagaskarit, ndërsa më 27 mars do të luajë me Burkina Fason. Kjo do të thotë se më 28 mars, kur ishte planifikuar ndeshja mes Vllaznisë dhe Skënderbeut, ai nuk mund të luajë. Korçarët i bënë kërkesë FSHF-së, që ndeshja të shtyhet të paktën 24 orë dhe kërkesa është pranuar. Tashmë është marrë edhe vendimi zyrtar.    

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *