Tunkara: Flamurtar, më ke gati! Europën e meritojmë

Sulmuesi i skuadrës vlonjate është kthyer nga dëmtimi dhe shpreson të japë kontributin e tij në javët e mbetura të kampionatit dhe në kupë   

Elton Nika

Mamadu Tounkara rikthehet në Vlorë dhe është gati për Flamurtarin. Sulmuesi ka ardhur në huazim nga Lacio deri në fund të këtij sezoni, por një dëmtim e mbajti larg skuadrës për disa javë. Lojtari me pasaportë spanjolle shpreson të japë kontributin e tij në pjesën e mbetur të sezonit, në kampionat dhe në Kupën e Shqipërisë. Ai ka besim se Flamurtari do të shkojë në Europë. Tunkara ndalet edhe te ardhmja, duke theksuar se gjithçka do të vendoset në fund të sezonit.  

– Jeni rikthyer në skuadër, e keni kaluar plotësisht dëmtimin?

– Fatmirësisht po. U desh një kohë e gjatë që të rikuperohesha, por tashmë çdo gjë ka kaluar dhe jam rikthyer,e jam gati për skuadrën, për të dhënë kontributin tim, që Flamurtari të arrijë objektivat e këtij sezoni.

– E keni ndjekur Flamurtarin gjatë kësaj kohe?

– Padyshim që po, kam qenë në kontakte me skuadrën, stafin dhe lojtarët. Ishte një periudhë e vështirë, por mendoj se kanë ndikuar dëmtimet dhe mungesat. Gjithsesi, skuadra është më e plotë tani dhe në gjirin e vet ka lojtarë mjaft cilësorë. Të gjithë bashkë do të bëjmë më të mirën për të arritur aty ku duhet në fund. Flamurtari është një skuadër shumë e fortë.

– Në kupë keni përballë Skënderbeun, që ju e njihni pak, sepse luajtët në ndeshjen kundër tij. Si e parashikoni?

– Në fakt, është kundërshtari i vetëm, ndaj të cilit jam aktivizuar në kampionat. Luajta rreth 25 minuta dhe më pas dëmtimi më la jashtë skuadrës. Nuk di çfarë të them për kundërshtarët, por thjesht duhet të luftojmë fort në të dy frontet. Të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Tani po përgatitemi për kampionatin.

– Të mërkurën, në ndeshjen me Kukësin, ado t’ju  shohim në fushë?

– Besoj se po. Jam gati dhe pres të jap kontributin tim për skuadrën. Megjithatë, kemi ditë përpara për t’u përgatitur për këtë ndeshje dhe trajneri vendos për aktivizimin e lojtarëve në ndeshjen me Kukësin. Rëndësi ka që jam rikthyer pas dëmtimit dhe do të mundohem të tregoj cilësitë e mia në shërbim të skuadrës.

– Flamurtari, sipas jush, do të arrijë të marrë pjesë në Kupat e Europës?

– Shpresoj shumë që po. Sepse kemi një skuadër mjaft të mirë, pavarësisht një periudhe jo fort pozitive këto javët e fundit. Mes kampionatit apo Kupës së Shqipërisë, ne do të luftojmë fort në të dy frontet. T’i shohim ndeshjet sipas kundërshtarit dhe të marrim maksimumin. Por mendoj se kjo skuadër e meriton Europën dhe do ta arrijë patjetër.

– Jeni lojtar i Lacios, në fund sezoni do të ktheheni te ky ekip?

– Të shohim deri atëherë, nuk përjashtoj asgjë. Por ka mjaft kohë përpara për të menduar këtë gjë. Tani të mendojmë për fushën, pastaj për të ardhmen time. Jam lojtar i Lacios, por në fund sezoni do të vendosim.

– Flamurtari kërkon Europën, kurse Lacio Championsin

— Kjo është gjë shumë e bukur, nëse të dyja skuadrat e arrijnë objektivin. Jam te Flamurtari për të dhënë më të mirën. Nëse shkojmë në Europë dhe Lacio në Champions, atëherë çdo gjë është perfekte. Nuk kë ku të shkojë më mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online