Renato Malota është pranë transferimit te Vllaznia, edhe pse nuk ka ende firma. Mbrojtësi, i cili para pak ditësh mbylli aventurën te Partizani, nuk do të qëndrojë gjatë pa ekip, pasi ka disa oferta, ku e para i ka ardhur nga Vllaznia.
Megjithatë, për Malotën ka interesim edhe nga jashtë, ndaj është lënë gjithçka pezull dhe me shumë gjasa sot vendoset për gjithçka.
Vllaznia i ka kërkuar Malotës të vendosë deri sot pasdite, ndaj në mbrëmje pritet vendimi final.