Vllaznia pa baza, sot pritet të sqarohet gjithçka

Vllaznia ende nuk ka vendosur për drejtuesit e rinj. Administratori Suad Lici hapi konkursin në lidhje me pozicionin e drejtorit sportiv dhe trajnerit të klubit shkodran. Mbrëmë u përcaktuan kandidaturat për këto poste.

Agim Canaj, Alban Neziri, Ergin Firat janë kandidaturat për drejtorin sportiv, ndërsa për pozicionin e teknikut janë 5 emra në garë: Baldo Raineri, Dervish Haxhiosmanoviç, Edi Martini, Ergin Firat dhe Hasan Lika. 

Ditën e sotme priten zhvillime në Shkodër në lidhje me të ardhmen e klubit kuqeblu. Në rolin e drejtorit sportiv, kandidatura e preferuar mbetet ajo e Alban Nezirit. Në rolin e trajnerit, Hasan Lika, prin listën e emrave të tjerë. Informacionet e fundit nga Shkodra tregojnë se sot mund të vendoset e ardhmja e klubit shkodran.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *