Vllaznia njeh shortin në Conference League, Alban Xhaferi reagon në Sport Ekspres: Nuk kisha asnjë preferencë! E kalueshme? Përderisa kanë arritur këtu…

Vllaznia e ka njohur rivalin e saj në Conference League. Shkodranët do të përballen me Linfield, teksa shanset duken të barabarta në letër. Menjëherë pas shortit, “Sport Ekspres” ka siguruar një reagim nga presidenti i klubit të Vllaznisë, Alban Xhaferi.

“Vllaznia është në fazën e strukturimit tani dhe të bërjes së merkatos, me qëllimin për të qenë gati në sezonin e ri. Sa i përket shortit sot, nuk është se kisha ndonjë preferencë të veçantë. Ne i kemi vlerësuar të gjithë kundërshtarët. Përderisa kanë arritur deri këtu, nuk ka të lehta apo të kalueshme. Qëllimi ynë është që të bëjm një prezantim sa më dinjitoz. E vlerësojmë këtë rival dhe duam të kemi përfaqësim dinjitoz”, tha Xhaferi. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online