Vllaznia niset për në Ulqin pa sulmuesin afrikan

Pak minuta më parë klubi i Vllaznisë përmes një komunikate për shtyp ka bërë publike listën e lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Ulqini për fazën përgatitore, e cila do të zgjasë për 12 ditë. Bie në sy mungesa e afrikanit Çarls Atsina, i cili është jashtë listës prej 19 lojtarëve. Ganezi mund të konsiderohet i larguar nga Vllaznia. 28-vjeçari u aktivizua në 10 takime gjatë 16 javëve të para, ku mundi të realizonte vetëm dy gola, saktësisht në transfertën e Kukësit në barazimin 2-2. Po ashtu nuk figuron as emri i Arsid Krujës, i cili po ashtu nuk ka pasur shumë hapësira këtë sezon me shkodranët. Risia e vetme është ajo e Xhevahir Sukajt, i cili u prezantua vetëm pak orë më parë.

“Vllaznia përgatitet për të nisur fazën përgatitore dimërore më 6 Janar. Për 12 ditë, ekipi do të zhvillojë stërvitjen në Ulqin, në ambientet e përshtatshme sportive dhe të vlefshme për trajnim. Bashkia Shkodër së bashku me stafin teknik, janë në kontakt të vazhdueshëm për të plotësuar të gjithë kushtet e nevojshme për skuadrën në mënyrë që të arrijë përmirësime të dukshme në lojë dhe rezultate. Janë vendosur edhe objektivat e kësaj faze përgatitore, në të cilat do t’i kushtohet një vëmendje e veçantë trajnimit intensiv, taktik dhe profesional”.

Pjesë e ekipit në fazën përgatitore në Ulqin janë:

Portierë

  1. Alen Sherri
  2. Erind Selimaj
  3. Zamir Vjerdha

Mbrojtës

  1. Denis Pjeshka
  2. Olsi Gocaj
  3. Erdenis Gurishta
  4. Samet Ruçi
  5. Antonio Marku

Mesfushorë

  1. Nuredin Orelesi
  2. Erjon Vucaj
  3. Ardit Krymi
  4. Alsid Tafili
  5. Florind Bardulla
  6. Erald Çinari
  7. Arlind Kalaja
  8. Arsen Hajdari
  9. Gilman Lika

Sulmues

  1. Xhevahir Sukaj
  2. Andi Ribaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online