Vllaznia nis fazën përgatitore në Bosnje-Hercegovinë, zbulon kundërshtarët në ndeshjet miqësore

Vllaznia ka vendosur ta zhvillojë fazën përgatitore në Bosnje-Hercegovinë. Klubi shkodran do të kryejë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të arritur formën e duhur për turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Memelli do të ketë mundësinë të testojë gjendjen e lojtarëve me anë të tre takimeve miqësore.

Klubi Vllaznia ka njohur opinionin sportiv me kundërshtarët që do të ndeshet në Bosnje dhe Hercegovinë. Kuqeblutë njoftojnë përmes faqes zyrtare në “Facebook” se skuadra do të luajë miqësoren e parë më 24 qershor kundër Medjugorjes, ndërsa 4 ditë më vonë do të testojë forcat ndaj Posusjes. Miqësorja e fundir do të luhet më 2 korrik kundër Igman Konjiçit. Posusje dhe Igman Konjiç janë pjesë e elitës së futbollit boshnjak, ku sezonin e shkuar u renditën përkatësisht në vendin e 10 dhe të 8 në kampionat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online