Vllaznia në “ajër”, Voltana nxjerr jashtë loje bordin

Vllaznia është ende në “ajër”, pasi nuk është hedhur asnjë “tullë” për ndërtimin e ekipit për sezonin e ri. Jemi më 13 korrik dhe në Shkodër ende nuk ka struktura, apo trajner. Nuk ka merkato dhe nuk dihet se kush do të jetë skuadra për sezonin e ardhshëm.

Kryetarja e Bashkisë që ka rolin e presidentes në klubin kuqeblu zhvilloi disa mbledhje me bordin e krijuar prej saj. Në bord ishin disa figura të shquara të futbollit në Shkodër. U fol për të ardhmen e Vllaznisë, u mblodhën kamerat, u hap fjala se Bashkia po punon për rikthimin e Vllaznisë dhe aq…

Në fakt, gjithçka ishte një gënjeshtër e bukur, pasi në realitet po ndodh ajo që ndodh gjithmonë: “Vllaznia historike, mbetet peng i kësaj politike”, – një nga parullat e famshme të hapura nga tifozët kuqeblu në stadium. Anëtarë të Bordit tregojnë për “Sport Ekspres” se nuk po pyeten për asgjë dhe duket se të gjitha mbledhjet kanë qenë për show.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online