Vllaznia mëson kundërshtarin në Champions League

Vllaznia U-19 për herë të parë në historinë e vet, por edhe të futbollit shqiptar, do të marrë pjesë në Youth League, siç quhet ndryshe Champions League për të rinj.

Duke mos qenë klub që merr pjesë në grupet e Champions League për të rritur, Vllaznia nuk shkon në grupe, por ndjek rrugëtimin tjetër, me eliminim direkt.

Në turin e parë kualifikues Vllaznia ka qenë me fat, sepse do të ndeshet me moldavët e Zimbru të Kishinjevit. Zimbru merr pjesë për herë të dytë në Youth League: në vkitin 2015 u ndesh në turin e parë me çekët e Pribramit, duke humbur 2-0 në Çeki dhe 2-1 në Moldavi.

Ndeshjen e parë Vllaznia U-19 do ta luajë në Moldavi në 27 shtator, ndërsa takimi i kthimit do të luhet më 18 tetor në “Loro Boriçi”.

Nëse ia dalin në turin e parë, 19-vjeçarët shkodranë do të përballen me fituesin e çiftit UCD (Irlandë) – Molde (Norvegji).

Ndërkaq, Shkëndija e Tetovës do të përballet në turin e parë me sllovakët e Nitras, duke e luajtur vajtjen në transfertë.

No automatic alt text available.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *