Vllaznia kundër Tiranës, nesër finalja e Kupës së Shqipërisë për femra

Pas pushimeve disi të gjata, që prej fundvitit të shkuar, futbolli i femrave në Shqipëri rinis me finalen e Kupës së Shqipërisë.

Nesër pasdite, ora 14.00, në Elbasan do të luhet finalja mes KFF Vllaznisë dhe Tirana AS.

Vllaznia është dominuese e futbollit shqiptar për femra dhe është në krye të kampionatit edhe këtë sezon, me shifra impresionuese: 9 fitore në po aq ndeshje, golaverazhi 51-1.

Ndërkaq, Tirana është e katërta në renditje, me 8 pikë më pak se Vllaznia, por vjen nga 6 fitore rresht, shenjë se është në rritje të vazhdueshme dhe do të luftojë me Apoloninë për vendin e tretë në renditje.

Vllaznia, fituese në fuqi e kupës, është favorite, edhe për faktin se e mundi Tiranën 4-0 në tetor, brenda në Tiranë. Klubi shkodran do të ketë me vete edhe tifozë, sepse presidenti Lazër Matija ka vendosur në dispozicion një autobus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *