“Vllaznia ka bonus nga Kupa”, Mehmeti i tregoj lojtarëve pikën e fortë: Ne jemi të parët…

Vllaznia-Partizani do të risillet në skenë, këtë herë ndeshja është e vlefshme për Superioren. Trajneri Mehmeti ka dalë në konferencën për shtyp duke u shprehur se shkodranët kanë bonus psikologjik për kualifikimin në Kupë. Nga ana tjetër, tekniku kujton statistikën e fundit ku Partizani ishte ekipi i parë që ka më shumë prekje të topit në zonën kundërshtare.

Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Vllaznia ka një bonus emocional sepse është ekipi që na eliminoi në Kupën e Shqipërisë pas goditjeve të penalltive. Ne do të bëjmë maksimumin dhe do të japim gjithçka për gjithçka.

E rëndësishme është që lojtarët të mos mendojnë për të shkuarën dhe ta interpretojnë ashtu siç duhet ndeshjen që kemi nesër dhe do të bëjmë maksimumin që të jemi të qetë në aspektin psikologjik. Duhet të menaxhojmë të gjithë situatat e ndeshjes. Edhe statistikat tregojnë se ne prekim shumë zonën e kundërshtarit sidomos në 16 metrat. Jemi skuadër sulmuese dhe do të kërkoj që mos të ndryshoj filozofinë e lojës edhe pse jemi nën presion për të fituar. Pas eliminimit nga gjysmëfinalja e Kupës kemi pasur një shok psikologjik. Lojtarët kanë besuar te kualifikimi dhe pikërisht kur vijmë nga një eliminim me penallti kur kishim 30 minutat e pjesës së parë, 2-3 raste për të mbyllur ndeshjen. Ka ndikuar shumë në aspektin psikologjik të lojtarëve dhe pse një pjesë e tyre janë mjaft të ri dhe në të tilla situata është e vështirë që të ngrihen kaq shpejt.

Përreth 18 ditë kemi bërë 5 ndeshje dhe është e vështirë për aspektin fizik. Kemi probleme me Rrapajn kur erdhi i dëmtuar nga U-21 i Kombëtares, me Albion Markun i cili ka një ngarkesë, ku në një muaj ka zhvilluar 8 sfida. Kemi Carën me probleme te kavilja, edhe Zhunior po ashtu ka shfaqur probleme. Ndeshjet e mëdha dhe ngjeshja e kalendarit na sjellin deri në këto situata megjithatë grupi është i plotë, kemi elementë të tjerë që mund t’i zëvendësojnë. Një skuadër futbolli duhet mbështetur nga grupi dhe jo individi”, tha Mehmeti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *