Vendi i parë i përket sërish Vllaznisë. Shkodranët kanë treguar se dintë të reagojnë dhe “i shkelin syrin” përsëri titullit kampion. Ekipi i udhëhequr nga trajneri Bradiç ka mposhtur Skënderbeun me shifrat 2-1, duke marrë një trepikësh mjaft të vlefshëm në rrugëtimin e tyre për këtë sezon.
Kësaj fitoreje i gëzohet edhe sponsori i klubit kuqeblu. Alban Xhaferi nuk ka nguruar të shprehë kënaqësinë e tij në rrjetet sociale, ku shkruan: “Rikthehemi të parët me meritë. Rikthim te suksesi”. Vllazia deri më tani grumbullon 53 pikë në Kategorinë Superiore, po aq sa Partizani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/