Vllaznia po kthehet në një ekip shembullor për mënyrën sesi po drejtohet në Shqipëri. Alban Xhaferi ka vendosur që paratë e fituara nga biletat për ndeshjen me Tiranën të shkojnë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi.
“Klubi futbollit Vllaznia, presidenti Alban Xhaferi, i bën thirrje gjithë tifozerisë së zjarrtë kuq e blu, që ta mbeshtëse ekipin e zemrës ne klasiken e futbollit shqiptar që do të luhet te dielën në orën 16.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.
Meqenëse tragjedia e tërmetit ne zonat ndërmjet Turqisë dhe Sirisë ka prekur thellë zemrat e gjithësecilit prej nesh, ka vendosur që të gjithë të ardhurat që do të vijnë nga organizimi i ndeshjes me Tiranën do të shkojnë si kontribut për ndihma për tërmetin .
Lutjet tona shkojnë për të gjithë viktimat e kësaj fatkeqësie dhe shpresojmë në rikuperimin sa me të shpejtë të të dëmtuarve. Eja dhe ti për të mbështetur skuadrën e zemrës dhe për të kontribuar sadopak në këtë tragjedi të jashtzakonshme njerëzore. Ndeshja Vllaznia – Tirana është programuar të luhet të dielën në orën 16:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës”. /Sport Ekspres/