Vllaznia është “mbretëresha e sulmit” dhe askush si Tirana në mbrojtje, klasikja në lupën e analizës së shifrave

Dueli klasik mes Vllaznisë dhe Tiranës ose siç quhet ndryshe derbi i Shqipërisë, ka gjithmonë diçka ndryshe nga ndeshjet e tjera. Ndonëse pikët që ndajnë dy skuadrat në klasifikim janë në fakt shumë në këtë pjesë të kampionatit, ndeshja do të jetë ndër më të paparashikueshmet e sezonit aktual. Kjo sepse përballen me njëra-tjetrën dy skuadra që përtej rezultateve të marra kanë arritur të dhurojnë performanca shumë të mira ekipore në këtë kampionat.

Vllaznia, për shembull, është e dyta në goditjet e realizuar gjatë kampionatit pas Partizanit, me 21 tentativa më shumë drejt portës se sa Tirana, e cila ka katër goditje më pak se Laçi në këtë renditje të veçantë. I njëti çift, Partizani i pari dhe Vllaznia e dyta kryesojnë renditjen  është për krosimet, driblimet dhe prekjet e topit në zonën e rreptësisë. Kjo shpjegon qartë faktin se si puna ekipore e Vllaznisë po funksionon shumë mirë në fazën sulmuese, ndërsa për Tiranën kanë shumë peshë në këtë moment paraqitjet mjaft të mira individuale të lojtarëve. Tirana është e pesta në renditjen e driblimeve dhe prekjeve të topit në zonën kundërshtare, ndërsa pozicionohet e fundit për krosimet e bëra në këtë sezon. A është ky një paradoks? Jo. Numrat e krosimeve janë një fakt që pasqyron mënyrën që ka zgjedhur ekipi për të luajtur: Tirana kërkon më shumë vertikalizime qendrore për të sulmuar (edhe për shkak të karakteristikave të Seferit dhe Xhixhës) krahasuar me të gjitha skuadrat e tjera.

Nëse të dyja skuadrat kanë statistika të bollshme për t’u marrë në konsideratë në fazën sulmuese, faza e mbrojtjes nuk është më pak. Tirana është skuadra që ka pësuar më pak goditje në portë në këtë kampionat, një më pak se Vllaznia. Tirana është gjithashtu e para për bllokimin e goditjeve të kundërshtarëve: kundërshtarëve u jepen jo vetëm pak raste për goditje, por shpesh herë goditjet devijohen apo vijnë pas përplasjeve në duele mbrojtëse. Ajo që plotëson avantazhin e Tiranës ndaj skuadrave ndjekëse është numri më i madh i topave të rikuperuar dhe numri më i madh i dueleve ajrore të fituara, me Vllazninë është pozicionuar e katërta në të dyja renditjet.

Pas derbit me Partizanin, Tirana kryesuese do të përballet këtë fundjavë me skuadrën tjetër që po prodhon paraqitje dhe statistikat të rëndësishme. Këtë herë, siç e kemi parë javët e fundit, në një fushë ku ekipet mysafire e kanë më të vështirë të godasin portën. Me pak fjalë, janë të gjitha arsyet që për dy orë Shqipëria të ndalet dhe të shijojë një ndeshje të bukur futbolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *