“Vllaznia është ekipi më i mirë në Shqipëri, kam folur me Ahmedin për Shqipërinë”! Shënoi gol me Shakhtyor Soligorsk, Ardit Krymi flet nga Bjellorusia

Ardit Krymi ka arritur të shënojë një gol në ndeshjen e sotme miqësore mes Shakhtyor Soligorsk dhe Ostrovets. Lojtari shqiptar tundi rrjetën në minutën e 16. Menjëherë pas këtij realizimi, ish-futbollisti i Vllaznisë ishte në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari. Krymi nuk e harroi Vllazninë dhe gjithashtu tregoi dëshirën për të ardhur te Kombëtarja me një tjetër lojtar të Shakhtyor Soligorsk, Valon Ahmedin.

“Ka një muaj që kemi vazhduar përgatitjet me Shakhtar. Kushtet këtu janë të mira dhe jemi në gjendje fizike të mirë. Goli më dha një ndjesi të veçantë. Punojmë gjithë javën për atë moment. Këtu është vend ndryshe nga Shqipëria dhe kampionat ndryshe, në këto 6 muaj mendoj se ambientuar mirë.

Shqipëria më mungon se është vendi ku jam rritur, Shkodra, Vllaznia, nuk bëhet fjalë. E kam ndjekur Vllazninë se jam tifozi numri një. Janë ekipi më i mirë në Shqipëri, kam pasur gjithmonë besim për ta. Ushqimin ne e kemi më të mirë se këtu, por familja më mungon shumë. Kombëtarja? Të gjithë e dëshirojmë, por duhet të punoj dhe ftesa do të vi. Ahmedi më ka ndihmuar shumë këtu se ka qenë 2 vite para meje. Është si vëlla për mua dhe bisedojmë shpesh për Kombëtaren, nuk dihet kurrë, ndoshta do t’i vi ftesa edhe atij”, tha Krymi. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online