Në Shqipëri e dërguan te Valencia, në Spanjë raportohet se ekipi që po lufton për Champions League në La Liga kërkon Myrto Uzunin

Në Shqipëri është raportuar nga mediat se Valencia ka arritur marrëveshjen me Myrto Uzunin dhe se sulmuesi ka firmosur një parakontratë me këtë ekip. Valencia është duke vuajtur jo pak në këtë sezon dhe nuk do të ishte surprizuese nëse do të binte nga kategoria.

Por në Spanjë raportojnë tjetër informacion sa i përket të ardhmes së Uzunit. “Todofichajes” shkruan se Betis është interesuar për sulmuesin shqiptar. Mbetet të shihet sesi do të vazhdojë kjo histori, por nëse gjithçka do të mbyllej me sukses, Myrto Uzuni mund të luante në Champions League pasi Betis po lufton për këtë vend në La Liga. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online