Vllaznia e mbylli Partizanin në portën e tij, Bruno Telushi e sheh ndryshe: Nuk është se po vuajmë, duam të nxitojmë për të sulmuar

Pjesa e parë mes Partizanit dhe Vllaznisë është mbyllur në barazim pa gola. Por në këto 45 minuta ka pasur vetëm një ekip në fushën e lojës dhe ata janë shkodranët. Shumë raste të krijuara dhe për shumë minuta e kanë mbyllur Partizanin në portën e tij.

Megjithatë Bruno Telushi e sheh ndryshe situatën. Pas përfundimit të pjesës së parë, mesfushori ka dhënë deklaratë për “Oversport”: “Nuk është se po vuajmë. Po nxitojmë për të ndërtuar aksione sulmuese. Duhet ta qarkullojmë më shumë topin, ta marrim më me qetësi. Të shqetësojnë këto raste të krijuara nga Vllaznia, por duhet të jemi më të qetë”, tha Telushi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online