Vllaznia e dëshiron në skuadër, Dejvi Bregu kërkohet nga dy ekipet e kryeqytetit dhe mbahet “peng” nga Europa

Dejvi Bregu është një “gjeni” që i ka dhënë shumë futbollit shqiptar, duke shkëlqyer edhe me fanellën e Skënderbeut. Hapi i madh pritej për këtë lojtar në merkaton e dimrit, por rënia e pandemisë ishte fati i keq për të, pasi bllokoi rrugët për të dalë nga Superiorja dhe për ta provuar veten në një tjetër kampionat.

Tashmë Bregu kërkon që ta bëj kalim në merkaton e verës, por situata kthehet në pikën zero dhe duhet të rinisin sërish negocimet. Ashtu siç raporton edhe “Supersport”, një plan B është qëndrimi në Superiore. Vllaznia ka shfaqur dëshirën për ta marrë në ekip, por ende pa u konkretizuar me kontakte. Nga ana tjetër është Partizani dhe Tirana që kanë bërë hapa konkret për ta transferuar, teksa fillimisht duhet të presin Europën, nëse do të ketë një lëvizje të mundshme të Bregut jashtë Shqipërisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online