“Mos më flisni për historitë e dashurisë së fanellës, erdhi për para!” Fjalët e Evras, çfarë gafe e Junajtid me Sançez

Nga Klaudio Ndreca

Një “vetëvrasje” ishte nënshkrimi i Manchester United me Alexis Sanchez, me ekipin anglez që ka humbur shifra të madhe parash për sulmuesin që ka shënuar vetëm 5 gola me fanellën e “djajve të kuq” përgjatë dy viteve e gjysmë. Rreth 59 milionë paundë ka humbur në total Manchester me këtë futbollist, që sot është zyrtarizuar si lojtar i lirë te Interi. Vërtet i habitshëm u duk ky transferim teksa kontrata e mbante ende në Angli, megjithatë gjithçka nis të kuptohet kur shohim shifrat e frikshme që paguhej Sançez, për të bërë…asgjë!

Rreth 40 milionë paund kanë shkuar vetëm rrogat e tij, ndërsa për çdo gol të realizuar përfitonte 6 milionë paundë dhe për çdo asist rreth 3.4 milionë paundë. Një ndeshje e Sanchez me Manchester United përkthehej në 680 mijë paundë dhe anglezët paguanin rreth 400 mijë paundë në javë gjatë kohës që futbollisti lëvizi drejt Interit.

Pra një dështim në aspektin ekonomik duke e bërë Sançezin si një nga transferimet më të këqija të United. Patrik Evra, shumë kohë më parë e kishte thënë hapur të vërtetën: “Disa njerëz vijnë këtu te Manchester United vetëm për të marrë paratë, unë nuk jam i frikësuar për ta thënë këtë. Si përshembull Sançezi. Ai kishte edhe interesimin e Manchester Cityt që i ofronte më pak para, por futboll më të mirë. Më vjen keq që po e them këtë, por realisht Manchester City është më mirë. Dhe si përfundim Sançez zgjodhi Junajtid. Mos më flisni tani për ato historitë që e ka dashur këtë fanellë që kur ishte i vogël. Ishin të hollat ato që vendosën, ose ka dashur të marrë rolin e yllit kryesor te Junajtid”, do të shprehej Evra. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online