“Vllaznia duhej të fitonte 3-0 ndaj Tiranës”, Alban Xhaferi flet për sjelljen e Da Silvës ndaj Brdaric: Nuk jemi në diktaturë!

Alban Xhaferi ishte i ftuar në një lidhje live për emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. I pyetur për barazimin ndaj Tiranës, presidenti i Vllaznisë është shprehur se rezultati i drejtë do të ishte 3-0. Ndërkohë nuk ka kaluar komenti për sjelljen e Da Silvës që ka sharë trajnerin që e zëvendësoi pasi e dinte të dëmtuar.

“Nuk jam i kënaqur me barazimin ndaj Tiranës. Loja do fatin e vet. Besoj se me këtë lojë që bëri Vllaznia, premisat janë të mira për të ardhmen. Rezultati i fushës ndaj Tiranës nuk është i drejtë. Për lojën që treguam, Vllaznia duhet të fitonte 3-0. Të vazhdojmë kështu për arritjen e objektivit titull. Tirana nuk ishte në fushë, ndoshta kjo për meritë të Vllaznisë.

Rasti i Da Silva ndaj Tiranës? Skenat në publik nuk janë të mira. Megjithatë futbolli është emocion dhe ndonjëherë nuk kontrollohet vetja. Ai donte të futej në fushë, por në këto momente më i rëndësishëm është shëndeti. Nuk do të ketë asnjë problem. Jemi takuar dhe kemi komunikuar me Da Silvan. Nuk do të ketë asgjë për të ardhmen. Ne nuk jemi në diktaturë, komunikimi është gjëja e parë. Në fund do të jenë 3 skuadra, Kukësi, Tirana dhe Laçi.”, tha Xhaferi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *