“Vllaznia do të fshijë ndeshjen e parë”, te Siroki Brijeg flasin para sfidës: Luajmë si herën e fundit dhe nuk kemi probleme

Vllaznia do të përballet të enjten kundër Siroki Brijeg duke kërkuar që përmbysi ndeshjen e parë. Shkodranët kanë humbur në shifrat 3-1 në transfertë me arbitrimin që linte shumë për të dëshiruar duke anuar nga krahu i kundërshtarit. Për t’u theksuar vlen fakti se në këtë vit është hequr edhe rregulli i golit në fushën kundërshtare.

Pra takimi do të shkojë në minuta shtesë nëse Vllaznia do të arrijë që të fitojë me dy gola diferencë në kthim. Por në krahun e Siroki Brijeg janë të bindur se do të kalojnë me tej. Në konferencën për shtyp është trajneri Karacic që shprehet:

“Qëllimi ynë është që të kalojmë në turin e dytë. Kemi luajtur shumë mirë në shtëpi dhe kemi avantazhin e duhur. Një hap u mbyll, por është shumë larg nga përfundimi. Në kthim do të presim një kundërshtar me shumë kualitete. Megjithatë unë besoj se ekipi do të mbaj të njëjtin nivel si në ndeshjen e parë dhe do të kalojmë më tej”, tha Karacic.

Nga ana tjetër të njëjtën linjë mendimi e ka ndjekur edhe mbrojtësi me eksperiencë, Jure Obsivac. “Do të jetë ndeshje tërësisht tjetër. Vllaznia luan në shtëpi dhe do të bëj gjithçka për të fshirë ndeshjen e parë. Por ne e kemi avantazhin dhe do të varet nga ne. Nëse përsërisim të njëjtën ndeshje si në fillim, nuk ka probleme për ne”, mbyll Obsivac. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *