“Kam përball një komentator”! Duka flet për shpalljen e kandidaturës nga Shakohoxha: I mirëpritur, sakrifikon nga koha e tij

Presidenti i FSHF, Armand Duka, ishte i ftuar në “Log” që transmetohet në “ABC NEËS”. Kreu i futbollit në vendit tonë ka folur sa i përket mënyrës sesi shteti duhet të ndihmojë sportin duke kërkuar që të merret edhe shembulli më i keq vendet anëtare në UEFA, si për të treguar se mbështetja deri tani ka qenë zero.

Gjithashtu Duka shpalosi bisedën e bërë me Boris Johnson teksa gjendeshin për të ndjekur gjysmëfinalen e Europianit në Ëembley mes Anglisë dhe Danimarkës. Në fund kishte edhe një koment për shpalljen e kandidaturës nga ana e Dritan Shakohoxhës që kërkon të marrë postin e presidentit të FSHF.

“Ligji i sponsorizimit do të cënojë buxhetin e shtetit, kjo nuk diskutohet. Nuk është se nuk ndihmojnë futbollin se na kanë inat. Por nuk e shohin sportin si prioritet. Askush nga ne nuk thotë që të marrim paratë e shkollave dhe të marrim paratë e spitaleve. Por nëpërmjet zhvillimit të sportit, të futbollit, do ia kthejmë buxhetit të shtetit. Është e provuar që 1 euro e investuar në futboll është e barabartë me 4 euro të kursyera në buxhetin e shtetit duke ditur impaktin e këtij sporti. Kemi më pak fëmijë me fenomene negative, kemi më pak fëmijë obez. Ne kërkojmë ndihmën me minimale nga shteti.

UEFA ka 55 Federata anëtarët, të merret më e keqja nga 54 vendet dhe të implementohet në Shqipëri, më e keqja. Cekia i jep Federatës së Futbollit rreth 30 milionë euro. Ne nuk kërkojmë që të marrim para nga buxheti i shtetit. Vetëm që klubet të kenë mundësi që të kenë marrëdhënie me bizneset. Kush është ai budalla nga biznesi që do t’i fali lekë Partizanit, Dinamos dhe Teutës dhe të mos ketë asnjë lloj impakti dhe influencimi nga biznesi. Duhet të zbritet diku nga një taksë, këtë e kemi kërkuar.

Takimi me Boris Johnson? E kam takuar në gjysmëfinale në Ëembley. Ishim afër në stadium. Ju vetëofrova dhe iu prezantova që jam nga Shqipëria. Më bëri përshtypje se ishte shumë i edukuar, pavarësisht se nuk kishte shumë njohuri për futbollin, por kishte shumë emocione për Anglinë. Më foli edhe fjalë të mira për Shqipërinë.

Dritan Shakohoxha kandidon për president të FSHF? Pse jo! Unë inkurajoj çdo njeri që mund të jap kontribut publik, ta bëj atë. Të shpreh platformën e tij, mënyrën sesi i mendon gjërat, pasi në fund të fundit do të sakrifikoj nga koha e tij. Shpejt është dhe nuk kam dëgjuar për deklaratën e Shakohoxhës. Padyshim që mund të ketë edhe të të tjerë kandidatura deri në zgjedhjet e ardhshme të FSHF, të gjithë janë të mirëpritur. A ka ngjyrime politike kjo zgjedhje? Nuk e di dhe nuk dua të jep komente të tilla. Është i mirëpritur gjithëkush që të jap kontribut për Federatën e Futbollit deri në moment që nuk ka influencë politike. Kam përball një komentator, jo gazetar,  duhet ta saktësojmë”, tha Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online