Vllaznia “burgos” Çinarin, Lici e akuzon për falsifikim letrash

Largimi i Erald Çinarit nga Vllaznia për t’iu bashkuar Alaveshit në Spanjë ishte një nga lëvizjet më të bujshme të Superiores. Mesfushori me tipare sulmuese është lojtar i spanjollëve, por u huazua për 1 vit te skuadra e Istrës në Kroaci për të fituar më shumë eksperiencë.

U mendua se gjithçka ishte e mbyllur, por nuk rezultoi ashtu. Vllaznia ka bllokuar Çinarin, pasi nuk ka dërguar lejekalimin në klubin e Istrës. Futbollisti ende nuk ka arritur të debutojë në kampionat, ndërkohë që humbi dhe ndeshjen kundër Dinamos së Zagrebit. Një situatë mjafte e vështirë për 21-vjeçarin.

Burime të “Sport Ekspres” pranë lojtarit bëjnë me dije se klubi kuqeblu ende nuk ka ndërmend t’i japë letrat me administratorin Suad Lici që e akuzon për falsifikim dokumentash. Vllaznia kërkon të përfitojë nga largimi i mesfushorit, ndërsa lojtari mbetet “peng” i dokumentacionit. Një sjellje e tillë e klubit shkodran mund t’i djegë mundësinë e artë në karrierë Çinarit, pasi shkodranët duhet të reagonin në moment, jo tani që lëvizja është mbyllur. Situata është mjaft delikate, ndërkohë që Çinari do të marrë masat e tij për të marrë letrat, pasi mund të “digjet” për kapriço.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online