Vllaznia bën prapakthehu! Brdariç nuk largohet nga Shkodra, e kthejnë lojtarët e ekipit

Në ditën e djeshme është zyrtarizuar largimi i Brdariç nga Vllaznia pas rezultateve negative që ka marrë skuadra në javët e fundit. Vetë trajneri e kishte konfirmuar vendimin e klubit dhe po bënte gati valixhet për të udhëtuar në Gjermani.

Megjithatë kemi një ndryshim të vendimit dhe një prapakthehu te Vllaznia. Brdariç ka bërë një takim me drejtuesit e klubit duke u vendosur që të qëndrojë te shkodranët. Futbollistët kishin një rol kryesor pasi bën gjithçka që ky trajner të mos largohej nga Vllaznia. Vetë Brdariç ka pohuar të vërtetën në një prononcim për “News24” me gazetarin Senad Nikshiqi:

“Më kanë kthyer lojtarët sepse jemi berë një familje. Unë nuk mund të bëj pa këta lojtare dhe as ata pa mua. U ulëm gjithë bashke dhe diskutuam dhe vendosem të vazhdojmë. Te gjithë ishim të mërzitur pas humbjes por ne duam te bëjmë me te mirën pavarësisht se situata doli nga kontrolli. Do vijojmë të bëjmë më të mirën”, tha Brdariç. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online