“Vllaçko mos u vono, jam te hoteli”! Thjeshtësia dhe sjellja e pandryshuar edhe kur arriti lart në karrierë, gazetari tregon…Jasir Asanin

Jasir Asani është padyshim lojtari i momentit te Shqipëria. Sa herë që Kombëtarja jonë shënon, me siguri që është ky futbollisti që shënon, jep asist ose rikuperon topin për të nisur kundërsulmin. Pavarësisht se po jeton ëndrrën, pavarësisht se është në kulmin e karrierës së tij, Asanit nuk “i merr koka erë”. Asani është po i njëjti, ai lojtari i thjeshtë i ditës së parë kur erdhi në Shqipëri, te Partizani dhe jo në Kombëtare. Ndërkohë për të kuptuar më tepër rreth këtij lojtari, mjafton edhe shkrimi i publikuar nga gazetari Retin Toka.

“Reto, ku je?”, telefoni binte si gjithmonë dhe unë po njëjtë përgjigjesha: “N’hënë plako”, si për t’i treguar me batutë se rutina ishte e pandryeshueshme. Një lojtar i Partizanit më priste te Garda. Miqësinë me profesionin i kisha ndarë prej kohësh, pavarësisht se Anila Basha përsëriste pambarimisht se një gazetar i mirë nuk bën asnjëherë kompromis me lajmin. Viti 2017-të, Ishte pasdite dhe futem në “strofullën” e lojtarëve të kuq.

Bashkë me mikun tim qëndronte Jasir Asani. Një djalosh i ri, i imët, disi i ndrojtur në ambientin e ri. Përpiqem që me batutë ta përfshij në muhabet bashkë me përgjigjet e tij naive. “Ëndrra ime është të përfaqësoj kombëtaren shqiptare”, kjo është një nga fjalitë e tij ngulitur thellë në mendjen time. E kur e pashë në fushë, u dashurova me vallëzimet ndaj kundërshtarëve. Edhe pse futbolli në vendin tonë nuk mund të shkojë shumë më tutje se hallet e përditshme të shqiptarëve, isha i bindur që Jasiri do të shkonte larg.

Sot më zgjoi sërish telefoni, por këtë herë ishte Asani. “Vllaqko, mos u vono. Jam te hoteli, kam diqka për të të dhënë”. Në 10-të do të nisej për “trening”. “Merre këtë fanelën, është e historisë së radhës së Kombëtares sonë”. Sa i thjeshtë ka mbetur, njëjtë si te “Garda” kur mblidheshim me çunat. Emocion dhe krenari, shumë vite të shkuara, por karakteri i njëjtë. Punë dhe besim i jashtëzakonshëm, histori suksesi që për të tilla ka nevojë vendi ynë”, shkruan Retin Toka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online