Thomas Strakosha është duke kaluar padyshim formën më të mirë të jetës. Portieri shqiptar është duke kaluar një formë më të mirë edhe se te koha kur ishte pjesë e Lacios. Aktualisht Strakosha është te AEK, por përkundër kritikave për këtë kalim, rezultoi si një zgjedhje ideale.
Transfermarkt ka publikuar disa të dhëna ku ka treguar se Strakosha është mes 4 portierëve më në formë në Europë për vitin 2025. Strakosha renditet në vendin e 4 ku në 44 ndeshje ka mbajtur portën e paprekur në 22 takime, pra në 50% të rasteve. Në këto statistika përfshihen ndeshjet me AEK, me Shqipërinë, por njëkohësisht edhe ndeshjet e Europës me AEK, jo vetëm ato të kampionatit. Para tij vijnë Kobel i Zvicrës dhe Donaruma, ndërsa vendin e parë e mban Trubin.
Por në të gjitha rastet, janë vetëm për shkak se kanë një numër më të madh ndeshjes. Vendi i parë që mbahet nga Trubin janë llogaritur 61 ndeshje ku në 26 takime ka mbajtur portën e paprekur. Ndërkohë Strakosha me 44 ndeshje, ka mbajtur 22 herë portën e paprekur. Nëse mban të njëjtën mesatare, do të thotë se Strakosha nëse do të kishte 61 ndeshje në dispozicion si Trubin, do të ishte padyshim vendi i parë. /Sport Ekspres/
