Françesko Tahiraj është shpallur lojtari i muajit në kampionatin slloven. Sulmuesi i krahut po kalon një moment të shkëlqyer, teksa në katër ndeshjet e fundit ka shënuar pesë gola për skuadrën e Aluminij, ekip ku aktivizohet prej tre sezonesh.
Futbollisti vlonjat beson se ecuria e mirë që po kalon në Slloveni do të ketë rënë në syrin e trajnerit të kombëtares shqiptare Kristian Panuçi.
Në një intervistë të ditëve të fundit për “supersport”, Tahiraj deklaroi se ka pasur oferta të shumta dhe së shpejti do mund ta shohim në një kampionat elitar.