Vlerësimet e lojtarëve/ Asllaninho merr pak nga origjina e trajnerit, Silvinjo i jep peshë punës që Reja i rrëzoi Armand Dukës

Shqipëria arriti që të fitonte kundër Ishujve Faroe me shifrat 1-3. Kuqezinjtë arritën që të shënonin që në minutën e parë, por goli i Cikalleshit do të anulohej. Shumë raste të shpërdoruara në 45 minutat sollën një ndeshje emocionuese deri në fund, megjithatë ekipi i Silvinjos arriti që të fitonte këtë transfertë. Për shkak të nivelit të kundërshtarit, këtë herë “Sport Ekspres” ka zgjedhur që të vlerësojë vetëm tre lojtarët që spikatën më tepër.

Nedim Bajrami (7): “Dy ndeshje, dy gola. Më parë thonim që Nedim Bajramin e Serisë A nuk e shohim në Kombëtare, por brenda 180 minutave, Nedim Bajramin e Shqipërisë kanë kohë pa e parë edhe në Serinë A. Me skemën e Silvinjos është i papërmbajtshëm, ka klas në këmbët e tij dhe shumë fantazi në sulm. Nuhatja me portën po i kthehet ashtu si të gjithë dëshironim. Nuk duhet të harrojmë që FSHF bëri të mundur një “çmenduri” që Bajrami të luante me Shqipërinë, në bazë të rregullave, ishte praktikisht e pamundur. Por të gjithë këtë punë të madhe gjyqësore, Reja e hodhi poshtë. Me skemat dhe idetë e tij, Bajrami ishte “i fikur” dhe dukej një lojtar fare i zakontë, që nuk bënte asnjë diferencë”.

Kristjan Asllani (7): “Që në momentin e parë kur Silvinjo erdhi te Shqipëria, kemi thënë se lojtari i parë që mund ta kthejë në “brazilian” është Asllani. Për vetë cilësitë dhe potencialin që ka në këmbët e tij, Kristjani mund të ishte fare mirë i asaj kombësie. Realizoi një gol të çmendur, një nga më të bukurit e historisë së Shqipërisë. Bëri disa gabime të vogla në pasime, por e kuptueshme për minutat e pakëta në këtë sezon. Asllaninho, ishte ky njeriu që na dehu në mbrëmjen e djeshme. Pa perlën e këtij lojtari, fitorja me Ishujt Faroe do të dukej fare e ftohtë, pa shumë emocione”.

Mario Mitaj (6.5): “Ndeshja e dytë radhazi për Mitajn te Shqipëria. E ngre më tepër nivelin nga ajo përballje e parë kundër Moldavisë. Sa i përket ndihmës së fazës sulmuese, padyshim që duhet të jetë gjithmonë zgjedhje e parë për Silvinjon. Di sesi të driblojë dhe ka gjithmonë një ide që është e papritur për kundërshtarin. Dyshimi i vetëm ngelet mbi fazën mbrojtëse, përballjet me Cekinë dhe Poloninë janë i një tjetër niveli dhe për këtë arsye, do të ketë jo pak dyshime sa i përket pjesës mbrojtëse. Për daljen në krah në sulm është rrezik konstant”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online