“Vjet e nxorri kampion, sivjet dështuan! Çfarë note t’i vëmë Ramës”? Dede me kritika: Edhe tani të nisi kampionati Tirana del 20 pikë para

Gjendja e rëndë në të cilën Partizani ndodhet është kthyer në kryefjalën e Superiores. Shumë përpiqen të analizojnë situatën dhe të nxjerrin në pah fajtorët, ndërsa Sormani ka qenë i pari që ka pritur kritikat. Por trajneri shqiptar, Nevil Dede, e sheh problemin te drejtuesit. I ftuar në emisionin “Pressing“ në “ABC News“, ish-futbollisti i Tiranës bën përgjegjës Olsi Ramën, ndërsa shton se nëse trajneri nuk merr komanda, atëherë kemi të bëjmë me dështim te drejtuesit.

“Po ju shtroj një pyetje: koston financiare në një klub e merr presidenti, kurse Sormani aspektin sportiv. Nëse Rama është ai që i ka zgjedhur, vjet e nxori kampion, sivjet dështuan, çfarë note t’i vëmë? Është i dështuar, apo është i suksesshëm. Olsi Rama ka pasur një mospërputhje karakteri me Skënder Gegën. Nuk është çështje meritash. Nuk ranë dakord kush është koka e merkatos dhe aty u ndanë.

Më kollaj e ka Starova, ai mund t’ia vendosë notën, pasi ka punuar në shumë klube dhe ka punuar edhe në Federatë. Është fundi i botës të mos jetë Partizani në kupat e Europës. Tirana edhe ta nisë tani kampionatin, del 20 pikë sipër Partizanit. Faji i Olsi Ramës është se duhet të japë urdhra. Nëse trajneri nuk merr komanda, atëherë është dështim i drejtuesit. Ai duhet të thotë që ky lojtar duhet të luajë. Asanin e nxori jashtë loje”, ka thënë Nevil Dede./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online