Vjen shansi i Asllanit kundër Fiorentinës, mesfushori shqiptar do të zëvendësojë Çalhanoglunë

Mbrëmja e nesërme do të shërbejë si shansi më i mirë i Kristjan Asllanit për të dëshmuar vlerat e tij. Hakan Çalhanoglu është i skualifikuar dhe lojtari që do ta zëvendësojë në fushë do të jetë pikërisht mesfushori shqiptar. Mediat italiane bëjnë me dije se Inzagi ka vendosur t’i japë një fanellë titullari 21-vjeçarit nga Elbasani.

Asllani do të luajë gjithçka për gjithçka mbrëmjen e nesërme në Firence, teksa ka detyrën e vështirë për të bindur Inzagin se meriton më tepër minuta në Serinë A. pavarësisht se konkurent ka një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim, Çalhanoglunë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *