Vjen interesimi i parë për Elseid Hysajn, e kërkojnë për ta transferuar në Portugali

Hysaj nuk do të jetë më një lojtar i Napolit në sezonin 2021/2022. Këtë e ka konfirmuar agjenti i tij, Mario Giufredi përgjatë ditës së sotme. Media italiane “TMË” deklaron në artikullin e saj se e ardhmja e mbrojtësit 27 vjeçar mund të jetë në Portugali, teksa kanë filluar kontaktet mes klubit të Benfikës dhe menaxherit të lojtarit.

Megjithatë marrëveshja duket të jetë në hapat e para të saj, pasi palët janë duke negociuar mbi pagën që do të përfitojë Hysaj tek Benfica. Aktualisht shkodrani përfiton 1.6 milionë euro në sezon tek Napoli dhe do të kërkojë që përfitimi vjetor të jetë rreth kësaj shifre.

Pavarësisht se nuk po kalon një moment të mirë tek Napoli, cilësohet si një prej lojtarëve më të mirë të krahut në Itali. Gjithashtu portal i dedikuar për çmimet e lojtarëve, Transfermarkt e cilëson kartonin e tij me vlerën e 14 milionë euro. Koha është në favorin e Hysaj, pasi jemi vetëm në muajin shkurt dhe menaxheri i tij mund ta marë me qetësi këtë proçes në mënyrë që të dyja palët të dalin të kënaqura nga kjo lëvizje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online