“E kush nuk i ka qejf festat?”, Nejmar e thotë hapur: Do çmendesha të mendoja vetëm për futboll

Një gjë është e sigurtë, që përveç talentit për futbollin, brazilianët kanë dëshirën e madhe edhe për jetën e shfrenuar. Teksa pubiku i gjerë po kërkon të dijë nëse skuadra e PSG do ta lejojë Nejmarin të festojë ditëlindjen e motrës në Brazil, ky i fundit jep një deklaratë të çuditshme ku shprehet se nuk mendon vetëm për futbollin dhe nuk ka në plan t’i ndalojë festat.

“Kjo është një situatë e çuditshme. Kush nuk i ka qejf festat? Çdokush dëshiron të festojë, të kalojë momente me shoqërinë apo familjen e tij. E di se çfarë bëj dhe ky qëndrimi im është totalisht kundër atyre personave që më quajnë të pa maturuar. Nëse do të mendoja vetëm për futbollin do të çmendesha. Kjo është arsyeja që pse nuk do t’i ndalë kurrë festat.”- u shpreh Nejmar.

Kujtojmë që një tjetër brazilian mjaft i talentuar ishte dhe Ronaldinjo që ka fituar dy Topa të Artë. Megjithatë dëshira e tij e shfrenuar për të festuar në orët e vona të natës dhe neglizhimi i stërvitjeve e detyruan të heqë dorë nga futbolli elitar shumë herët, duke ditur aftësitë që zotëronte. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online