Inter-Lacio ka gjithë vëmendjen në Itali, Imobile “kërcënon” zikaltërit: Do të fitojmë!

Lazio do të ketë një përballje mjaft të vështirë ditën e dielës, pasi do të përballet me Interin e Contes që po kalon gjithashtu një moment mjaft të mirë dhe ndodhet në vendin e dytë në kampionat. Pavarësisht se Interi është favorit në këtë ndeshje, sulmuesi kryesor i skuadrës kryeqytetase, Imobile është i bindur se do të fitojnë në Sansiro. Në një intervistë për “Sky Sport”, italiani u shpreh se skuadra e tij do të udhëtojë drejt Milanos vetëm për fitore.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme, ata po luajnë mirë dhe i dimë vështirësitë e kësaj përballjeje, megjithatë kemi një javë që të përgatitemi dhe të shkojmë në Milano me qëllimin për të fituar”, ka deklaruar Immobile për Sky Sport Italia. Që nga fillimi i vitit 2021, Lazio ka grumbulluar 19 pikë. Vetëm Manchester City dhe Monaco kanë fituar më shumë pikë se skuadra italiane nga top-pesë ligat evropiane. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online