Xhani De Biazi ka hedhur firmën në kontratë ditën e sotme. Pas akordit të arritur në parim, tashmë vjen edhe ai zyrtar. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare do të ulet në stolin e një tjetër përfaqësueseje, këtë herë në të Azerbajxhanit.
Azerët i kanë ofruar një kontratë afatshkurtër, teksa De Biazi do të qendrojë në krye të pankinës deri në nëntor të vitit 2021. Lajmin e jep vetë trajneri italian përmes llogarisë së tij zyrtare në “Facebook“, që më në fund do të nisë një sfidë të re në karrierën e tij.
“Sot firmosa kontratën që më lidh me Federatën e Azerbajxhanit deri në 30 nëntor të vitit 2021. Një dëshirë e madhe t’ja nis sërihs me një sfidë të madhe“, shkruan Xhani De Biazi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/