“Në 15 gusht nisemi për Shqipëri“, Reja i kënaqur me Hysajn: Është transformuar, nuk do e largoja nga Napoli

Elseid Hysaj po rigjen vetveten nën drejtimin e Gattuso-s. Mbrojtësi shqiptar është rikthyer në formën e tij më të mirë dhe kjo është vënë re nga të gjithë, ku nuk bën përjashtim as Edi Reja. Trajneri i Kombëtares kuqezi ka folur për “Radio Kiss Kiss” dhe nxjerr në pah ndryshimin e bërë nga Gattuso, ndërsa thekson se Hysaj është transformuar ndeshjet e fundit. Madje e këshillon ish-skuadrën e tij të mos heqë dorë nga kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, pasi është një lojtar i rëndësishëm.

“Do të nisemi për në Shqipëri pas 15 gushtit. Në 3 Shtator do të fillojmë stërvitjet sepse do të kemi angazhime me Kombëtaren. Do të thirret edhe Hysaj. E kam parë shumë mirë në lojërat e fundit, të transformuar, madje edhe në të majtë. Napoli në pjesën e dytë të sezonit, me Gattuso, arriti të bëjë një grup, kishte motivime krejtësisht të ndryshme. Ai gjeti harmoninë që humbi me Ancelotti. Ekipi është konkurrues dhe e ka provuar atë. Champions? Parashikimi shkon në favor të Barcelona por Napoli shkon të luajë qetësisht. Merkato? Hyrjet janë të rëndësishme, por duhet të shihni se kush qëndron dhe kush largohet. Nuk do ta privoja veten nga Hysaj. Nëse është i motivuar, ai është një lojtar i rëndësishëm. Ndjeni besimin e teknikut”, ka thënë Edi Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online