Pas asaj fitoreje kundër Kukësit tashmë te Vllaznia kanë nisur të besojnë. Përpara e presin dy beteja të rëndësishme për të fituar luftën e mbijetesës. Vetëm 2 pikë e ndajnë nga Bylisi për të shpëtuar nga zona play out, ndërsa ndeshja e radhës do të luhet në “Air Albania” kundër Partizanit. Shkodranët duan të përsërisin suksesin e arritur ndaj Kukësit, prandaj motivimi duket i lartë.
Xhaferi vendosi 5 milionë premio për kokën e Partizanit, ndërsa për të rritur më tepër motivimin në skuadër së bashku me kryebashkiaken Voltana Ademi janë shfaqur në seancën stërvitore të ekipit si vizitorë specialë. Si Xhaferi ashtu edhe Ademi i kanë kërkuar lojtarëve të udhëhequr nga Dedja të japin edhe një sforco të fundit për këto 2 takime të mbetura. 6 pikë të marra në këto dy javë mund të jenë ato që do i garantojnë largimin nga play out-i, prandaj në kampin Shkodran kërkohet maksimumi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/