Në “Selman Stërmasi” Tirana dhe Flamurtari matin forcat në takimin e fundit për këtë vit, për këto dy ekipe. Disa skuadra i kanë marrë pushimet, ashtu si dhe shumë personazhe të sportit, ndaj disa prej tyre nuk kanë munguar në këtë sfidë.
TRAJNERËT – Mirel Josa është shpallur kampin dimri në Kosovës me ekipin e Prishtinës, por tani duket se po kalon disa ditë pranë familjes. Tekniku në fjalë ka dhënë kontributin e tij në të shkuarën për bardheblutë, ndaj është paraqitur në stadiumin e 24-herë kampionëve dhe është akomoduar në tribunën VIP.
Nuk mungon as trajneri Shpëtim Duro, i cili në të shkuarën ka dhënë kontributin e tij, për skuadrën e Flamurtarit. Trajneri i Dritës është takuar në fillimin e ndeshjes me administratorin Sinan Idrizi, duke shkëmbyer dhe disa batuta me të. Po ashtu edhe trajneri Julian Ahmataj ishte në shkallët e stadiumit.
LOJTARËT – Nuk mungojnë dhe lojtarët e ndryshëm, ku pa dyshim duhet të veçohet Marko Radas, i cili ka nxituar për të arritur ndeshjen e pasdites, pasi kujtojmë që në orën 13:30 zbriti në fushë ndaj Kamzës me Skënderbeun e tij. Kapiteni i korçarëve ishte nën shoqërinë e Bushiç dhe Deliajt.
FANATICS – Numri i tifozëve në “Selman Stërmasi” është relativisht i ulët, ndikuar si nga rezultate e dobëta të kryeqytetasve ashtu dhe nga temperaturat e ulëta. Tifogrupi “Fanatics” ishin rikthyer në shkallët e stadiumit, por mbi të gjitha bie në sy një baner i madh ku shihet presidenti Refik Halili, me një simbol ndalimi. Duhet të kujtojmë që pak javë më parë, ishte e njëjta parullë që bëri që takimi Tirana-Teuta të shtyhej disa minuta. Në ndeshjen e sotme nuk kanë munguar edhe thirrjet kundër presidentit të 24-herë kampionëve.