Vitrina zvicerane, Gavazaj e shfrytëzoi

Ndeshja mes Jang Bojs dhe Skënderbeut nuk pati lojtarë që spikatën mbi të tjerët, por natyrisht një vend të veçantë meritojnë dy autorët e golave, Gijom Hoaro për vendasit dhe Enis Gavazaj për Skënderbeun. I pari, sulmues veteran me eksperiencë të jashtëzakonshme, vinte nga një dëmtim i gjatë dhe tifozët e Jang Bojs kishin kohë që nuk i shijonin golat e tij. Fakti që shënoi dhe luajti mjaft mirë ka gëzuar të gjithë te klubi zviceran, sepse kontributi i Hoarosë në garën për titull mund të jetë vendimtar. Ndërkaq, Gavazaj ishte perfekt në krahun tjetër, bëri gjithçka mirë në të majtë, mbrojti e sulmoi, gjeti edhe golin, duke u treguar shumë i shkathët në momentin kur Demte doli përballë portierit, pa arritur të gjuante. Ndeshja e djeshme konfirmoi momentin e shkëlqyer të Gavazajt, i cili e shfrytëzoi si duhej vitrinën zvicerane.

ZHGËNJIMET – Mbrojtja, për të qenë realistë, mund dhe duhej të bënte më shumë. Mungonte Radas, e drejtë, por kroati nuk mund të luajë gjithë jetën, është në fundin e karrierës, ndaj nuk mund të përdoret si justifikim. Të dy golat e Jang Bojs erdhën me kros nga krahët, ndërsa në fund mbrojtja u pa në konfuzion për të larguar topin që shkoi tek autori i golit të fitores, Asale. Nuk e shfrytëzoi mirë ndeshjen e djeshme Bakari Nimaga, i cili u kritikua në fund nga mediat zvicerane për vonesën e lojës në shtesë, çka i kushtoi karton të verdhë dhe gjithashtu një minutë matanë shtesës, pikërisht kur erdhi goli. Ndoshta mund të bënte diçka më shumë edhe Sahiti, i cili më në fund e nisi titullar, por nuk e përfundoi dot ndeshjen. Nëse luan më shumë, mund të vlerësohet si duhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online