“Vitin e kaluar i tha kundërshtarit…”/ E ofendoi se ishte shqiptar, sulmuesi tregon detaje shokuese për trajnerin

Një episod një i turpshëm ka ndodhur gjatë ndeshjes së Serie D mes Trentos dhe San Girogio Sedico-s. Trajneri i këtyre të fundit ka ofenduar në baza racore futbollistin Grasjan Aliu, duke e quajtur “shqiptar m***”. Diçka e tillë ka sjellë edhe një pezullim 4 mujor nga Federata të Luca Tiozzo-s. Por si Tiozzo ashtu edhe Aliu kanë qenë pjesë e të njëjtit ekip sezonin e shkuar.

Në një prononcim për mediat italiane,sulmuesi shqiptar tregon se nuk kanë pasur konflikte së bashku, megjithëse në momentin e largimit nga posti i trajnerit, italiani duket se kishte fajësuar pikërisht Aliun. Më tej futbollisti 31-vjeçar nxjerr në dritë detaje shokuese për karakterin impulsiv të Tiozzo-s, që duket se në adrenalinën e ndeshjes humbet tërësisht logjikën dhe lë mosarsyen të flasë.

“Marrëdhëniet me të kanë qenë gjithmonë të mira. Kurrë nuk kam pasur probleme me të. Gjithsesi, mësova se, në kohën e largimit të tij nga Adriese, ai kishte përhapur fjalë se ishte faji im. Të gjitha të gabuara, sigurisht.

E njoh atë, është një person që rrëmbehet nga adrenalina e ndeshjes. Vitin e kaluar ishte një episode ku një lojtar kundërshtar ishte i gjakosur përpara pankinës sonë si pasojë e një përplasjeje gjatë lojës. Trajneri i bërtiti: “Shpresoj të vdesësh” dhe unë u turpërova prej tij. Më pas u përpoq ta ndreqte situatën disa ditë më pas në dhomën e zhveshjes, duke na thënë se bëhet impulsive dhe nuk e kishte vënë re se lojtari ishte gjakosur. Të jem etiketuar në atë mënyrë prej tij nuk ka peshë për mua, pasi ai është i mbushur me injorancë”, ka deklaruar Grasjan Aliu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *