VIDEO/ Gjithnjë e më larg Atalantës, kapiteni i zikaltërve këndon i buzëqeshur himnin e Juventusit

E ardhmja e Papu Gomezit me siguri që do të jetë në një tjetër ekip vitin e ardhshëm. Sherri me trajnerin Gasperini ka sjellë një problem që nuk ka zgjidhje në kampin zikaltër. Çdo ditë që kalon e dërgon kapitenin gjithnjë e më larg Atalantas, aq më tepër pas gjestit të tij në ndeshjen kundër Juventusit.

Futbollisti argjentinas e nisi nga stoli sfidën, ndërsa është parë duke u ulur drejt stolit i buzëqeshur dhe këndon himnin e bardhezinjve, që ishte vendosur në foninë e stadiumit. Një sinjal i qartë ky për Gomez që nuk është aspak i kënaqur në skuadrën nga Bergamo, ku ka kaluar 6 vite nga karriera e tij. Një veprim i tillë patjetër që mund të ketë sjellë pakënaqësi te shumë tifozë të Atalantas, pasi të shohës kapitenin e ekipit të këndojë i lumtur himnin e kundërshtarëve padyshim që zemëron çdo tifoz./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/Furiaceca_/status/1339488629425618944

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online