E pabesueshme, por e vërtetë: kombëtarja e Gjibraltarit në vitin 2018 është paraqitur më mirë se Gjermania e drejtuar nga Joachim Lëv.
E marta e16 tetorit 2018 do të mbahet mend përjetë në Gjibraltar, aty ku lojtarët vraponin si të çmendur nga gëzimi dhe tifozët ishin në delir në tribuna, për suksesin 2-1 ndaj Lihtenshtejnit.
Ishte fitorja e parë shtëpiake në një ndeshje zyrtare në histori, ndërsa për ta bërë edhe më historike ditën, ishte fitorja e dytë në harkun e tre ditëve, pas triumfit 1-0 në Armeni.
Nga “fëmijët” me të cilët talleshin të gjithë, Gjibraltari ka 6 pikë dhe ëndërron ngjitjen në Ligën C të Nations League, mision tepër i vështirë, por ëndrrat janë falas dhe presioni zero, titulli kampion bote është fituar për Gjibraltarin e vogël, me 34 mijë banorë dhe 22 humbje rresht në arenën ndërkombëtare. Deri javën e shkuar…
Po Gjermania? Vetëm një fitore në vitin 2018, një turp i vërtetë për një ndër kombëtaret më të mëdha në botë. Triumfi me fat ndaj Suedisë në Kupën e Botës, me një gol të Toni Kros në shtesë, nuk u pasua nga fitorja e pritshme ndaj Koresë së Jugut dhe që atëherë rënia ka qenë e frikshme, edhe spe në Francë më në fund u pa lojë e mirë dhe mosha mesatare u ul ndjeshëm.
Në nëntor Gjermania do të presë Rusinë në miqësore dhe Holandën për Nations League: shansi ideal për të kaluar Gjibraltarin! Gjithnjë nëse liliputët e futbollit nuk çmenden sërish dhe mundin Armeninë në shtëpi apo Maqedoninë në transfertë…
Full time
Gibraltar 2-1 Liechtenstein
That winning feeling twice in a week @UEFAEURO pic.twitter.com/zMQqq6pH3c
— Gibraltar FA (@GibraltarFA) October 16, 2018