Vila: Skënderbeu super, këtu shpallem kampion

Tri ndeshjet e para me fanellën e ekipit korçar. Futbollisti durrsak tregon si ndihet në grupin bardhekuq dhe komenton sfidën me vlonjatët

Leonard Trebicka

Në merkaton e janarit korçarët arritën të afronin tre lojtarë, Emiljano Vilën, Blerim Krasniqin dhe Kaba Sambou. Janë luajtur vetëm tri ndeshjet e para për këtë vit, dy në kampionat dhe një në kupë, ku më shumë është aktivizuar Vila. Ndeshjen në Gjirokastër e nisi si titullar, kurse në Shkodër u fut në fushë si zëvendësues në pjesën e dytë. Ai ka luajtur në sulm, por nuk ka mundur të shënojë ende golin e parë si ujk. Durrsaku ishte dje për herë të parë në qytetin e Korçës, bashkë me lojtarët e tjerë. Kontratën e firmosi në Antalia dhe Skënderbeu i ka munguar Korçës për shumë kohë, ndaj dhe Vila është njohur dje me ambientin sportiv në këtë qytet. Ai e vlerëson si një ambientet fantastik, ndërkohë që thekson se nuk e ka pasur aspak të vështirë të ingranohet me ekipin e ri, pasi shokët ia kanë bërë gjithçka të lehtë.

AMBIENTIMI – Dje pasdite, pasi është akomoduar në qytetin juglindor, Vila ka folur për Sport Ekspres, duke rrëfyer së pari ambientin që ka gjeture te Skënderbeu: “Ndjehem mjaft mirë me fanellën e Skënderbeut. Jam ambientuar shpejt, edhe pse nuk kam shumë kohë që jam pjesë e këtij ekipi. Kam gjetur një grup lojtarësh profesionistë dhe kjo ma ka bërë më të lehtë ambientimin. Një pjesë të këtyre lojtarëve i kam pasur edhe në ekipin kombëtar. Ka konkurrencë, këtë e dinë të gjithë, pasi Skënderbeu është një skuadër e madhe në futbollin shqiptar. Sigurisht që kjo konkurrencë i shërben çdo lojtari dhe do të më shërbejë shumë edhe mua. Dua të kontribuoj për arritjen e objektivave që ka ky klub. Duke bërë krahasimin me Partizanin, mund të them se Skënderbeu është një skuadër shumë e fortë. E dija para se të vija, por po e shoh nga afër tani. Në vazhdim premtoj se do të jap më të mirën për këtë skuadër. I falënderoj të gjithë për mikpritjen dhe mbetet vetëm të jap gjithçka në fushë. Të gjithë bashkë besoj se do të sjellim trofeun e titullit në qytetin e Korçës. Për mua ky Skënderbe është super.

FLAMURTARI – Ndeshja e radhës është me Flamurtarin, skuadrën e vendit të dytë. Është kryendeshja e kësaj jave dhe Vila gjykon se ka një rëndësi të veçantë, por nuk e konsideron vendimtare për titullin: Për mua është një ndeshje si gjithë të tjerat, edhe pse luajmë me një kundërshtar shumë të fortë. E them me bindje se kjo ndeshje nuk vendos fatet e titullit kampion, pasi ka edhe shumë javë më tej. Është mbyllur gjysma e parë e këtij sezoni. Në këtë përballje do të kërkojmë vetëm fitoren për të qenë më të qetë në vazhdim dhe për ta siguruar sa më parë titullin. Do të jetë një ndeshje e fortë dhe besoj e bukur për tu parë nga të gjithë”, – është shprehur Vila, i cili synon të shpallet kampion i Shqipërisë si bardhekuq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online