Në shiun e dendur dhe fushën e rrëshqitshme të Elbasan Arenës Norvegjia bëri gjithçka mirë, duke iu përgjigjur në maksimum asaj që i kuronte trajneri Lagerbak. Suedezi donte një skuadër agresive, të fortë, vikinge, që të punonte në maksimum si grup: në Shqipëri gjithçka donte ai u pa, të gjithë lojtarët ishin të shkëlqyer. Natyrisht, nuk mund të mos përfundonte në qendër të vëmendjes Martin Odegard, supertalenti 19-vjeçar në pronësi të Real Madridit, që po shkëlqen në Holandë dhe po i ngjit shkallët me kujdes, pas shpërthimit në arenën ndërkombëtare pa qenë ende madhoren.
Mesfushori ofensiv luajti një ndeshje të shkëlqyer dhe pas ndeshjes deklaroi: “Nuk e di a dhamë përgjigjet e duhura, por luftuam shumë dhe luftuam mirë. Po bëjmë një punë të mirë. Ndihmon shumë fakti që patëm një mbrojtje shumë solide, sepse më pas e dinim që një gol do e shënonim, mund të shënonim edhe më shumë. Shqipëria? Hera e parë që vij, nuk kam shumë informacion rreth vendin apo skuadrës, por ishte vetëm një miqësore, nuk mund të flas për këtë kombëtare vetëm nga një përballje me të”.