Kryesfida e javës së katërt në Superiore do të jetë ajo mes Tiranës dhe Skënderbeut. Një sfidë kjo që pritet me shumë interes, ndërsa një pikë delikate do të jetë edhe tifozeria.
Korçarët bëjnë të ditur se nuk do të mungojnë në këtë transfertë, pavarësisht vështirësive që po hasin. Kështu, më saktësisht është një pjesë e grupimit “Unë jam UED”, që njofton se nuk kanë mbështetjen e duhur nga klubi për t’u siguruar transfertën sa i përket këtij takimi.
Gjithsesi ata shprehen se do të ketë edhe organizime personale, vetëm që të jenë të pranishëm në kryeqytet: “Nuk do të lejojmë që të zhduket emri i Ujqërve të Dëborës. Kemi parë interesin e ulët për këtë transfertë, pasi dihet që në 99% trë rasteve janë mundësi nga klubi.
U kemi dhënë afat që brenda ditës së sotme të kishim një përgjigje për transport. Por meqë nuk e ka ende një përgjigje, vendosëm se kush e ndjen dhe ka obligim mbështetjen e Skënderbeut, ditën e shtunë të mblidhemi dhe të shkojmë tek agjensia e autobusave. Duke u përpjekur që të jemi sa më të shumtë në numër, për të zvogëluar çmimin e biletave”. /Sport Ekspres/