VIDEO/ Zyrtarisht kampion pas 30 viteve! City bie në “Stamford Bridge”, Liverpool do të ngrejë Kupën në sytë e Guardiolës

Manchester City ka rënë në “Stamford Bridge”, duke bërë që Liverpool të jetë zyrtarisht kampion i Premier League. Pritjes 30-vjeçare për “the reds” i ka ardhur fundi. Ekipi i Klop është 23 pikë larg vendit të dytë dhe në 7 ndeshje të mbetura nuk ka më vend për surpriza, pasi edhe matematika tani flet për Liverpool.

Manchester City ka humbur me shifrat 2-1 kundër Chelsea-t. Goli i parë për blutë e Londrës ka ardhur nga nja gabim i pafalshëm në mbrojtjen e “qytetarëve”, të cilët i dhurojnë topin në mesfushë Pulisiç, që shkon drejt zonës dhe mposht Ederson. De Bruyne do të barazonte gjithçka në pjesën e dytë me një perlë nga goditja e dënimit, por një top i prekur me dorë në zonë nga Fernandinho në minutën e 77 do të sillte edhe disfatën. Karton i kuq për brazilianin, i cili u kthye në portier, dhe penallti e kthyer në gol për Chelsea-n, ku Willian nuk gabon përballë Ederson.

Me këtë humbje mbyllet edhe çështja titull dhe tashmë Liverpool mund të gëzojë lirshëm për suksesin e jashtëzakonshëm që ka arritur këtë sezon. Ndërkohë ndeshja e radhës për djemtë e Klopp do të jetë pikërisht me Manchester Cityt dhe do të kenë kështu mundësinë të ngrenë trofeun përpara syve të kundërshtarëve kryesorë të këtyre viteve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/Sky5Sports/status/1276251506988257287

https://twitter.com/roudineayman/status/1276260905207189511

https://twitter.com/sirdesmond3/status/1276263517922963457

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *