VIDEO/ “Zonja e vjetër” tregon fytyrën e vërtetë, Juventusi mposht pastër Interin në derbin e Italisë

Juventusi duket se ka lënë pas peridudhën e vështirë dhe ka reaguar mbrëmjen e sotme kundër Interit. Derbi i Italisë merr ngjyrat bardhezi. “Zonja e vjetër“ ka treguar fytyrën e vërtetë, duke mposhtur pastër Interin me rezultatin 2-0. Pjesa e parë u mbyll në baraspeshë 0-0, ndërsa në të dytën ishte Rabiot ai që zhbllokoi shifrat me golin e shënuar në minutën e 52-të.

Danilo dyfishoi rezultatin në minutën e 64-t, por VAR-i ndërhyn dhe e anullon. Megjithatë, bardhezinjtë arrijnë të ndëshkojnë sërish Interin, këtë herë me anë të Fagiolit në minutën e 85. Me tre pikët e sotme, Juventusi shkon në vendin e 5 të renditjes, ndërsa zikaltrit zbresin në vendin  e 7./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online