Kampionati në Holandë ka nisur sot, teksa në fushë ka zbritur një shqiptar. Po flasim për Arbër Zenelin, futbollistin e përfaqësueses së Kosovës dhe që është pjesë e Herenvenit.
Mesfushori ka qenë protagonist në pjesën e parë në sfidën ndaj Zvolles, në transfertë.
Asist te goli i parë i Herenvenit, në të 32’, me Thorsbi, teksa ky i fundit e ka asistuar më pas që Zeneli të realizonte golin personal në të 43’. Një pozicion thuajse i pamundur, gati në vijën fundore dhe topi poshtë këmbëve të portierit.