VIDEO/ Zbulohet regjistrimi që dëshmon skandalin, arbitri pranon që vendosi në favor të Realit të Madridit

Reali i Madridit ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit. Fitorja kundër Almerias u pasua nga shumë polemika, duke qenë se vendimet e arbitrit ngjallën dyshime të mëdha në opinionin sportiv. Por kjo situatë vijoi edhe në përballjen kundër Las Palmasit, të cilën ekipi i Ançelotit e fitoi me shifrat 2-1. Rodrigo goditi në kokë portierin kundërshtar, por pas rishikimit në VAR, gjyqtari vendosi ta ndëshkonte me karton të verdhë.

Ndërkohë, “DAZN”-i ka publikuar regjistrimet nga tuneli i stadiumit, ku dëshmohet skandali me arbitrimin në La Liga. Në video shihet kapiteni i Realit të Madridit që ankohet te Soto Grado, por ky I fundit ia kthen: “Ishte një karton i kuq i pastër, i dukshëm”. Fjalë që tregojnë se gjyqtari spanjoll mori me vetëdije një vendim në favor të madrilenëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online